INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lidhur? Jonida Maliqi dhe Bora Zemani kapen MAT me vëllezërit binjakë! [FOTO]

Të lidhur? Jonida Maliqi dhe Bora Zemani kapen MAT me vëllezërit binjakë! [FOTO]

Publikuar më: 20:09 27-06-2019

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë kunata? 

Pak kohë më parë, qarkulloi lajmi se mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj kishte lindur një romancë e re.

Ndjekësit dyshuan fillimisht nga Instagram-i por pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku ata të dy shfaqeshin të përqafuar në pishinë, lidhja u bë gati gati zyrtare.

Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë prej ditësh dy protagonistët nuk reaguan. Së fundmi Jonida ka dhënë një intervistë për revistën “Class” mbi eksperiencën e saj në Eurovizion. Një nga pyetjet drejtuar këngëtares ka qenë kjo:

Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?

Jonida as nuk ka pohuar por as nuk ka mohuar asgjë. Përgjigja e saj ka qenë e qartë; nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht.”,- është përgjigjur ajo.

Nga ana tjetër edhe Bora Zemani është përfolur për një lidhje me binjakun e Romeos, Donaldin, por vetë moderatorja i ka mohuar këto zëra, madje ajo do të sjellë një projekt së bashku me vëllezërit.

Ndërkohë që fansat aludojnë se Romeo e Jonida dhe Donaldi e Bora janë 2 çifte, që të katërt janë parë në publik fill pas pohimit të Jonida Maliqit për revista “Class”, se ndihej e lumtur momentalisht.

Ata janë fotografuar së fundmi nga “Pamfleti” në një nga restorantet e kryeqytetit teksa drekonin bashkë.

matt.png

 

Epo mund të jetë edhe një drekë krejt miqësore sepse Bora e mohoi pak kohë më parë kategorikisht lidhjen me Donaldin. “Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm”-u shpreh Zemani.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318