Pas debatit shokues ku Rogerti i tha Stenaldos se “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim, reagimi nga jashtë ka qenë i menjëhershëm. Në një postim në Instagram, ku shfaqet videoja e momentit të ofendimit, familja shkruan se përdorimi i Zotit për të justifikuar urrejtjen ndaj një personi me aftësi të kufizuara është i papranueshëm.
“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë,” shkruhet në reagim.









31 Jan 2026 





