INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jesh baba! Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” në Europë

Të jesh baba! Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” në Europë

Publikuar më: 09:30 09-11-2018

Burrat në Shqipëri të diskriminuar. Edhe pse ata mund të përjetojnë momentet më të lumtura kur bëhen baba, ata sërish nuk mund të gëzojnë sa duhet pranë të vegjëlve të tyre. Ndërsa në Shqipëri gratë që behën nëna përfitojnë leje prindërimi për 52 javë, edhe pse jo të paguara me 100% të pagës por kjo nuk ndodh me burrat. Kohëzgjatja e lejes së prindërimit për gratë në Shqipëri është ndër më të gjatat në botë dhe Europë. Megjithatë nuk ndodh e njëjta gjë me lejen e prindërimit te burrat, ku leja e prindërimit është 3 ditë me pagesë të plotë. Në krahasim me vendet e BE-së, renditet ndër vendet me kohëzgjatje të shkurtër të lejes së prindërimit, pas Sllovakisë, Maltës dhe Luksemburgut.

Në një artikull të punuar nga Rrjeti Europian i Gazetarisë së të Dhënave mbi të drejtat e prindërimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve doli në përfundimin se shumë baballarë delegojnë aktivitetin e tyre të kujdesit te bashkëshortet, të cilat mbeten jashtë tregut të punës. Kjo është një situatë jo homogjene e të drejtave dhe detyrave dhe për këtë arsye leja prindërore po ndryshon në shumë vende të Bashkimit Europian.
Faktor që ndikon në vendimmarrjen e burrave janë disa, përveç atij kulturor. Së pari, faktori ekonomik: niveli i ulët i kompensimit ndikon në marrjen ose jo të lejes së atësisë.
Por si janë lejet e lindjes për nënat në vendin tonë krahasuar me ato të vendeve të tjera të Rajonit. Sipas këtij studimi mbi të drejtën e prindërimit, në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina dallojnë për kohëzgjatjen e lejes së lindjes (52 javë), por përfitimi është vetëm 60-65% e pagës shkruhet në artikull. Situata është e ndryshme në Bullgari, ku leja zgjat 58 javë, por paguhet 90%. Për të inkurajuar riintegrimin e nënave të reja në tregun e punës, qeveria bullgare në vitin 2017 miratoi një masë që garanton 50% të përfitimeve që ata marrin për të qëndruar në shtëpi brenda vitit të parë të fëmijës.

Article Logic
Execution time: 0.0023000240325928