INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo këngëtare e njohur ka pasur një baba i cili ka abuzuar fizikisht me të. Zbuloni se për kë bëhet fjalë!

Kjo këngëtare e njohur ka pasur një baba i cili ka abuzuar fizikisht me të. Zbuloni se për kë bëhet fjalë!

Publikuar më: 11:19 02-10-2018
Në këtë artikull hapësira i jepet këngëtares së njohur Christina Aguilera.
Sipas intv.al përveç se është një artiste e kompletuar, ajo ka edhe disa gjëra interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ja disa prej tyre:
 
1. Emri i saj i plote është Christina Maria Aguilera.
2. Ka lindur më 18 dhjetor 1980, në Staten Island të New York-ut. Shenja e horoskopit: Shigjetari.
3.Babai i saj është nga Ekuadori, ndërsa nëna e saj ka origjinë gjermane, irlandeze, dhe holandeze. Familja e saj zhvendosej shpesh për shkak të shërbimit ushtarak të babait të saj dhe jetonte në vende të tilla si: New Jersey, Teksas, New  York dhe Japoni.
3. Christina Aguilera dhe nëna e saj pohuan se babai i saj ishte fizikisht dhe emocionalisht abuziv. Aguilera përdori muzikën  si një formë shpëtimi nga familja e saj e trazuar.
4. Aguilera, e njohur në vend si "vajza e vogël me zë të madh", këndoi në konkurse të talenteve lokale. Ajo fitoi shfaqjen e saj të parë në moshën 8-vjeçare.
5. Albumi i debutuar nga ajo për herë të parë në tregjet muzikore, mbante emirin e saj pra "Christina Aguilera". Doli në gusht të vitit 1999.
6. Christina Aguilera ka thënë se Madonna dhe Janet Jackson janë dy frymëzimet më të mëdha për imazhin e saj.
7. Ka frikë shumë errësirën. Aguilera zbuloi se ajo gjithmonë ka pasur frikë nga errësira. Ajo ndjeu se kishte diçka të keqe te errësira. 
8. Christina Aguilera u martua me ekzekutivin e muzikës, Jordan Brateman. Ajo tha se e ndihmoi të frymëzohej te këngët e saj të dashurisë.  Sipas intv.al kurrë nuk donte të prodhonte këngë dashurie, por ajo donte të ndante dashurinë që ndiente për të me fansat e saj të përkushtuar. Çifti u divorcua në vitin 2010 pas pesë vitesh martese. 
 
Christina Aguilera është në rrugën e saj për t'u bërë legjendë muzikore.
 
christina-aguilera.jpg
 
 
 
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262