INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jemi krenarë! Mjeku shkodran shpik vaksinën kundër kancerit

Të jemi krenarë! Mjeku shkodran shpik vaksinën kundër kancerit

Publikuar më: 11:45 30-06-2016

Sëmundja “vrastare” e kancerit çdo ditë merr mijra jetë njerëzish. Po një lajm i mirë, që po përhapet me shpejtësi dhe që ne shqiptarëve duhet të na bëjë dhe më shumë krenarë është se një profesor shkodran, Shuaip Kraja është shpikësi i parë shqiptar, që gëzon dhe të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave, i hap rrugën proçedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit të vaksinë edhe nga Bashkimi Europian.

Vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen për parandalimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer.

Për efektshëmrinë e vaksinës është kryer një studimin pilot me pacientë vullnetarë, me vaksinën antikancer dhe janë trajtuar e shëruar dhjetëra raste. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre, shkruan ATSH.

Vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkurron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet trilionë qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047