INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtësia në Kuvend. Reforma votohet në Korrik

Drejtësia në Kuvend. Reforma votohet në Korrik

Publikuar më: 11:53 30-06-2016

Në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit është përfshirë dhe reforma në drejtësi. Maxhoranca ka vendosur e vetme për të përfshirë në kalendarin e punës së Parlamentit një nga reformat më të rëndësishme në vend, dhe që ka sjellë debat mes kampeve politike, atë të drejtësisë. Mësohet se opozita ka kundërshtuar këtë vendim. Burime pranë Konferencës së Kryetarëve thanë se përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë kundërshtuar këtë vendim të mazhorancës duke e cilësuar të njëanshëm. Mësohet se demokratët kanë insistuar për një reformë konsensuale, duke kërkuar të përfshihet neni 88 i Venecias. Propozimi 88 i Komisionit të Venecias është pika e vetme që ndan maxhorancën dhe opozitën për miratimin me konsensus të një nga reformave, e konsideruar si kuçe për procesin e integrimit të vendit në BE. Edhe pse partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vllahutin, janë angazhuar maksimalisht për të gjetur kompromis mes palëve, ende nuk ka një shenjë pozitivë. Në këto kushte maxhoranca po vijon e vetme rrugën e miratimit të reformës në drejtësi, e cila në Parlament kërkon 94 vota.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043