INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë pritëm me ankth përballjen e Mc Kresha dhe Rozana Radi, por shihni çka thënë kjo e fundit: I hëngsha dasmën [FOTO]

Të gjithë pritëm me ankth përballjen e Mc Kresha dhe Rozana Radi, por shihni çka thënë kjo e fundit: I hëngsha dasmën [FOTO]

Publikuar më: 17:47 09-12-2018

Historia e dashurisë së Rozana Radit dhe reperit Mc Kresha, ka qenë ndër më të komentuarat në media.

E ndonëse është diskutuar mjaft si për lidhjen e tyre akoma dhe më shumë për ndarjen duket se pas 6 vitesh Roazana dhe Mc Kresha mbajnë një mardhënie miqësore.

Dhe këtë e zbuloi vetë këngëtarja.

Teksa të gjithë po prisnin me ankth përballjen e tyre në Kënga Magjike këtë vit, Rozana zbuloi për raportin që ka tani me reperin.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Rozana Radi ka folur për herë të parë për këtë gjë. 

Këngëtarja është pyetur nëse kanë folur apo janë përshëndetur dhe ajo nuk ka ngurruar të tregojë:

“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”.- ka përfunduar Rozi duke qeshur.

rozana1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168