INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo mësuam se mund të ishin çifti më i ri në showbizz-in shqiptar, Krusita na zbuloi të vërtetën e lidhjes me Kledi Bahitin [FOTO]

Sapo mësuam se mund të ishin çifti më i ri në showbizz-in shqiptar, Krusita na zbuloi të vërtetën e lidhjes me Kledi Bahitin [FOTO]

Publikuar më: 17:56 09-12-2018

Ajo u prezantua si një prej artisteve më të reja në Këngën Magjike, dhe spikati menjëherë me talentin dhe stilin e jashtëzakonshëm.

Krusita ka arritur t’i vjedhë zemrat publikut menjëherë me baladën e saj “Akull” dhe jo vetëm.

Në mediat rozë menjëherë qarkulloi lajmi se këngëtarja kishte vjedhur edhe zemrën e kantautorit Kledi Bahiti dhe ata janë në një lidhje romantike.

Por, e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që është përfolur këto ditë. Në një prononcim për “Thumb”, Krusita ka thënë se nuk është e vërtetë që ka nisur një histori dashurie. E pyetur çfarë fshihet pas marrëdhënies së afërt me kompozitorin, ajo tha:

“Janë thashetheme nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore, përveç asaj të punës. Duke qenë se është kompozitor i këngës, do të vijë në prova, nuk vjen vetëm për mua, por për të gjitha këngët që ka bërë, kështu që rrini rehat.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283