Mbrëmjen e sotme është mbajtur një koncert për gazetaren dhe ish-banoren e "Big Brother", shumë të dashur nga publiku, Adelajda Xhamani. Në koncertin humanitar u mblodhën emra të njohur të artit e muzikës dhe shuma që do sigurohet nga shitja e biletave do të shkojë për të ndihmuar një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike për të vazhduar shkollën.
Mes tyre ishte në skenë është edhe një përfaqësues i Bashkisë Tiranë, i cili tha disa fjalë prekëse për të gjithë publikun.
“Sot jam shumë i nderuar që në emër të Bashkisë së Tiranës t’i akordojmë një titull shumë të nderuar, titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës”, tha përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës.
Këtë titull për ta tërhequr në skenë erdhi tezja e Adelajdës, zonja Flutura, pasi prindërit nuk ndodheshin të pranishëm në këtë mbrëmje sepse akoma nuk e kishin rekuperuar dhimbjen e madhe të kësaj tragjedie.