Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria. Mirëpo ditën e sotme i ka befasuar të gjithë teksa ka publikuar një foto në instastory ku shihet se një imazh të sajin e ka publikuar në Instagram, stilistja me famë botërore, Elisabetta Franchi.
Bëhet fjalë për një foto të Alketës gjatë një prej puntatave të saj në “Dance Ëith Me” ku shfaqej me fustanin e stiluar nga Elisabetta e cila siç duket ka një vlerësim për moderatoren shqiptare e cila ka zgjedhur krijimtarinë e saj.