INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë mbështetën Jonida Maliqin në EUROVIZION, por ky veprim i Adelina Tahirit ndoshta s’do t’ju pëlqejë! [FOTO]

Të gjithë mbështetën Jonida Maliqin në EUROVIZION, por ky veprim i Adelina Tahirit ndoshta s’do t’ju pëlqejë! [FOTO]

Publikuar më: 14:38 17-05-2019

Jonida Maliqi e elektrizoi skenën e Eurovision mbrëmjen e djeshme, në natën e dytë gjysmëfinale. Jonida këndoi e 14-ta e radhë dhe dhuroi një performancë mbresëlënëse duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe që do të mbahet në Tel Aviv.

Këngëtarja këndoi e rrethuar nga dritat kuq e zi dhe mes zjarresh. Në pak sekonda u shfaq edhe shqiponja ndërsa pas saj foleja me disa kërcimtarë.

Shumë këngëtare dhe personazhe të njohur e përkrahën Jonidën dhe dhe vazhdimisht kanë publikuar foto dhe video nga performanca e saj. Mirëpo Adelina Tahiri ka dalë në përkrahje të përfaqësuesve të Maqedonisë, jo se ka ndonjë gjë të keqe sepse pjesë e stafit maqedonas janë bashkëpunëtorët e saj, por fansat e kanë kritikuar pak.

Këngëtarja shqiptare, në Instastory nuk ka publikuar asnjë foto dhe video për Jonidën, por gjatë gjithë kohës ka përkrahur këngëtaren maqedonase Tamara Todevska.

Ndërkohë siç shihet dhe nga fotot e postuara në grupin përfaqësues të Maqedonisë janë edhe disa shqiptar, por edhe kompozitori Darko Dimitrov i cili ka kompozuar për disa nga këngëtarët e njohur shqiptar.

tmer.jpg

 

tamar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201