INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë folën për puthjen emocionuese me Donaldin, por Bora Zemanit i ndodh E PAPRITURA!

Të gjithë folën për puthjen emocionuese me Donaldin, por Bora Zemanit i ndodh E PAPRITURA!

Publikuar më: 14:32 23-10-2021

Ardhja e Bora Zemanit në Big Brother ishte në fakt një surprizë për Semin dhe jo një përballje e mundshme e saj me Donaldin, ashtu siç mendonin dhe ndoshta prisnin të gjithë. Por, pas takimit emocionues të dy vajzave, radhës i erdhi një takim tjetër "surprizë", atij të Donaldit dhe Borës.

"Kam vetëm një gjë sepse unë të kam ndjekur gjatë gjithë kohës që ke qenë këtu. Dua patjetër të të them diçka. Një nga gjërat që unë kam pëlqyer më shumë te ti ka qenë humori, ka qenë energjia pozitive që ke gjithmonë në grup dhe këtë nuk duhet ta humbasësh asnjë moment", i drejtohet Bora gjatë takimit duke e siguruar të rrijë i qetë sepse "jashtë është çdo gjë për mrekulli".

Puthje dhe përqafime: Përballja emocionuese e Borës dhe Donaldit

Në një moment gjatë takimit, Donaldi i thotë:

"Kur të dal, më prit këtu te dera, meqë edhe punon këtej", duke treguar kështu se dyshja do të sqarojnë gjithçka jashtë, dhe duke lënë hapësirë për një rikthim të mundshëm.

Takimi vazhdoi me batuta, të qeshura, përqafime dhe një puthje, shoqëruar gjatë gjithë kohës me ovacionet e njerëzve!

Gjithë kjo situatë, përpos faktit më të rëndësishëm që e bashkoi me Donaldin, e bëri Borën personazhin më të përfolur. Brenda natës, prezantuesja bukuroshe ka shtuar 20 mijë ndjekës në Instagram, duke korrur kështu një sukses vetëm brenda natës. E dukeqenëse jetojmë në një botë ku teknologjia është kryefjala e jetës sonë të përditshme, nuk mund të mungonin dhe meme-t e shumta që u shpërndanë në kohë reale dhe shkaktuan shumë të qeshura në gjithë rrjetet sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992