INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Të gjithë duan të bëhen repera’, Olti Curri ‘’ironizon’’ Ledri Vulën: ‘’E keni zhyt standardin në WC’’

‘Të gjithë duan të bëhen repera’, Olti Curri ‘’ironizon’’ Ledri Vulën: ‘’E keni zhyt standardin në WC’’

Publikuar më: 19:50 04-04-2019

Olti Curri është një nga analistët më kritikë në showbizz-in shqiptar.

Ai mendimet e tij i shpreh nëpër rrjete sociale duke i bashkë ndarë me ndjekësit për çdo gjë që ndodh në estradën shqiptare.

Së fundmi Olti ka thumbuar reperin Ledri Vula, i cili i ftuar në emisionin ‘NIN’ në ‘Klan Kosova’ ka bërë një deklaratë në lidhje me repin në Shqipëri.

‘Është koha me e çu pak ma nalt nivelin, krejt janë bërë repera. E kena ul standartin’, tha Ledri.

Ndërkohë Olti, ka publikuar në ‘Instastory’ videon e emisionit dhe e ironizon këtë të fundit duke i bashkangjitur shkrimin: ‘Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në WC’.

Më tej opinionisti shton: ‘‘Ja psh kënga e fundit e Ledrit… një pjesë e tekstit. Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi. Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti. Unë n’shpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti’’.

Tani presim ndonjë reagim nga reperi për këto fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008