INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Flori Mumajesi u kap keq me të, gazetari i njohur 'sulmon' Elvana Gjatën dhe Tunën: Shtiren ... [FOTO]

Pasi Flori Mumajesi u kap keq me të, gazetari i njohur 'sulmon' Elvana Gjatën dhe Tunën: Shtiren ... [FOTO]

Publikuar më: 20:21 04-04-2019

Pak ditë më parë bëri bujë 'zënka' në internet mes Sabri Fejzullahut dhe Flori Mumajesit. Këngëtari i njohur kosovar gjatë një interviste tha për Florin se është e pamundur t’i marrë aq shumë klikime për një ditë, por nuk mund të mungonte reagimi i kantautorit Mumajesi i cili shkroi një status të gjatë, ku i drejtohej Sabriut se në fakt fjalët e tij nuk ishin aspak të vërteta dhe nuk i kishte ardhur fare mirë për to. Por Flori nuk e la vetëm me këngëtarin Sabri, por u kap edhe me gazetarin e emisionit #Gjesi, Shpend Lipa.

shpend.jpg

Por ky i fundit si duket paska vënë re një detaj mes marrëdhënies së Elvanës dhe Tunës. Ai shprehet se dy vajzat e showbiz-it thjesht u shtirën para publikut dhe kamerave se kanë një marrëdhënie të mirë, por nuk është kështu.

"Unë e pashë atë natë që relacioni i Elvanës dhe Tunës është i mirë vetëm në syrin e publikut. Ato u përshëndetën në rastin kur kishte shumë media dhe shumë publik rreth tyre, pra e bënë vetëm për show. Ndërkohë kur u ulën afër njëri-tjetrin, nuk patën asnjë reagim.", - shprehet gazetari, ku vazhdon të tregojë se ndaj ai vendosi të filmonte videon që bëri xhiron e rrjetit.

Tashmë nuk dimë ç'të mendojmë, por t'i lëmë kohës të tregojë të vërtetën. Edhe pse dy vajzat treguan në rrjete sociale se kanë respekt ndaj njëra-tjetrës./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398