INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë drejt Tiranës! Gati 1/3 e popullsisë jeton në kryeqytet

Të gjithë drejt Tiranës! Gati 1/3 e popullsisë jeton në kryeqytet

Publikuar më: 10:24 08-01-2019

Afro 1/3 e popullsisë urbane në Shqipëri është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, Tiranën. Portali i të dhënave Our World in Data ka publikuar hartën sipas përqindjes së popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të një shteti apo rajoni.

Ndër vendet e rajoni, Maqedonia ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë. Më pas ndiqet nga Serbia, ku në 2017-n, rreth 35.2% e popullsisë urbane ishte e përqendruar në qytetin më të madh të vendit.
Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët në rajon me rreth 20.4% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit.
Mesatarja botërore është rreth 16%.
Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh të popullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.
Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.

Mënyra se si shtete të ndryshme klasifikojnë popullsinë në urbane dhe rurale ndryshon. Zakonisht, një komunitetet me mbi 2000 banorë konsiderohet urbane, por përcaktimet kombëtare janë kryesisht të bazuara në madhësinë e komunitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533