INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhëna tronditëse për gazetarin, është torturuar primitivisht[FOTO]

Të dhëna tronditëse për gazetarin, është torturuar primitivisht[FOTO]

Publikuar më: 16:34 17-10-2018

Mediat e huaja raportojnë se gazetari arab i Washington Post është torturuar në konsullatën në Turqi. Ngjarjen e bën të ditur e përditshmja pro qeveritare turke Yeni Safak e cila citon një regjistrim audio të momenteve, ku ka qenë prezent dhe vetë konsulli Mohammed al Otaibi. “Bëjeni jashtë, do më fusni në telashe”, dëgjohet të thotë konsulli.

“Nëse do të jetosh kur të kthehesh në Arabi mbylle gojën”, i përgjigjet njëri prej personave që mendohet se është një nga vrasësit. Sipas medias, Middle East Eye gazetarit Khashoggi i kanë prerë gishtat gjatë torturave dhe më pas i kanë prerë kokën. Ai ka vdekur brenda 7 minutash.
Khashoggi mendohet se është dërguar nga zyra e konsullatës në një studio dhe është shtrirë në një tavolinë. Një person ka copëtuar trupin e reporterit, ndërsa ai ka qenë gjallë dhe si autor dyshohet Kreu i forcave të Riad, doktor Salah Mohammed al-Tubaigy. Gazetari njihet si kritik i udhëheqësve sauditë dhe është parë gjallë për herë të fundit kur ka hyrë në konsullatë më 2 tetor.

gaz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003662109375