INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi për Gjanicën/ Lumi në ditët më kritike, In News sjell pamjet e ndotjes[VIDEO]

Alarmi për Gjanicën/ Lumi në ditët më kritike, In News sjell pamjet e ndotjes[VIDEO]

Publikuar më: 16:41 17-10-2018

 

Pamjet flasin vetë. Ky është lumi Gjanica në qytetin e Fierit, e që më mirë tani ta quash lumi i zi. Nuk mjafton ndotja e madhe nga mbetjet inerte e urbane, por dhe shkarkimet si një zonë naftëmbajtëse, e kanë bërë Gjanicën të përjetojë ditët më kritike. Dikur në këtë lumë në gjithë gjatësinë e tij banorët mund të laheshin e peshkonin, ndërsa sot panorama është krejt ndryshe, e mund të cilësohen fare lehtë, ditët e ferrit për Gjanicën.
In News ka siguruar pamjet dramatike të lumit Gjanica ditën e sotme. Pamjet flasim më shumë se fjalët. Ndërkohë që qytetarët vijojnë të denoncojnë në rrjetet sociale kërcënim real që vjen nga ndotja e lumit Gjanica.
Më e keqja është se e gjithë kjo ndotje shkarkohet në det dhe fatkeqësisht askush nuk po merr masa. Prej vitesh shtrati i këtij lumi është degraduar. Lumi Gjanica ka pësuar vetëm disa ndërhyrje të pjesshme në rehabilitimin e shtratit, por ato kanë qenë të papërfillshme e ndërkohë tani mund ta cilësosh më mirë një vend depozitimi mbetjesh. Por së fundi po shihet se po merren disa nisma që ndoshta do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së këtij lumi, ku një ndër to është dhe prishja e 40 ndërtimeve që janë ngritur përgjatë këtij lumi, e ato kanë afat edhe tre ditë pasi do të shemben. Kjo nismë bëhet në kuadër të rikonceptimit të qendrës së qytetit, por ndërkohë mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë edhe me leje të rregullt, për të cilët janë taksapaguesit përsëri që do paguajnë për dëmshpërblimin e tyre dhe janë jo pak, por 4 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221