Tayna është kthyer në një prej emrave më të lakuar të muzikës shqiptare, e cila ka realizuar 4 projekte të reja muzikore në vetëm pak muaj. “Columbiana” ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e ndjekësve të saj, por edhe të kolegëve të saj, duke spikatur me diss-et ndaj tyre.
Ajo sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Doruntina” që po rezulton mjaft e suksesshme.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e vide të ndryshme. Në fotot e fundit të publikuara në instastory ajo ka treguar se ka ndryshuar stilin e flokëve duke ndërruar ngjyrën nga e zeza në atë kafe.
Ju pëlqen?