INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori juaj i preferuar turk në telashe të mëdha me drejtësinë, shihni çfarë i ka ndodhur! [FOTO]

Aktori juaj i preferuar turk në telashe të mëdha me drejtësinë, shihni çfarë i ka ndodhur! [FOTO]

Publikuar më: 16:43 12-10-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. Një ndër aktorët turk më të mirë dhe shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, është Engin Altan Duzyatan, ose i njohur ndryshe si “Ertugrul”.

Mirëpo siç duket ai ndodhet në telashe me drejtësinë. Arsyeja? Një gjykatë turke ka vendosur ta marrë me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash. Këto hakëra akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslisah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan.

 

tr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826