INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna, jo vetëm repere, por paska dhe super zë! Nuk e kishim parë kurrë kështu [VIDEO]

Tayna, jo vetëm repere, por paska dhe super zë! Nuk e kishim parë kurrë kështu [VIDEO]

Publikuar më: 19:51 10-01-2019

Talentin e saj në muzikë e kemi parë vetëm në rep dhe të gjithë të mendjes se kjo rrymë i përshtatet shumë Tayna-s.

Por të paktën këtë ide kishim, para se të dëgjonim zërin e saj në një baladë.

Reperja nga Kosova tregoi se gjatë kohës që nuk ka asgjë për të bërë, nis të këndojë në shtëpi këngët e saj të preferuara.

Dhe mes të tjerave, ajo zgjodhi të performonte një pjesë nga kënga “Resentment” e Beyonce, të cilën më pas e ndau me ndjekësit në Insta Story.

Tayna sapo na tregoi se paska super zë dhe madje mund të përshtatet mjaft mire dhe në rryma të tjera veç repit.

Ajo dëshmoi se zëri i saj mund t’i përshtatet kaq mirë edhe baladave, ndërsa ne sapo na dha dëshirën që ta shohim të performojë të plotë një këngë të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314