INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Fifi, as Keisi, as Bebe, Flori sapo na tregoi se qenka refuzuar, por ‘ajo tjetra’ shkoi tek tjetri? Për kë e ka fjalën?

As Fifi, as Keisi, as Bebe, Flori sapo na tregoi se qenka refuzuar, por ‘ajo tjetra’ shkoi tek tjetri? Për kë e ka fjalën?

Publikuar më: 19:18 10-01-2019

Flori Mumajesi kohët e fundit është kthyer në kryefjalën e titujve rozë, kryesisht për aludimet e lidhjeve të mundshme romantike me disa prej vazjave më në zë të showbiz-it.

Fillimisht ishte video-ja e Florit dhe Fifit që mori dhenë në rrjetet sociale dhe nisi aludimet e një lidhjeje të mundshme mes tyre, e megjithatë ndonëse është e dukshme se dyshja janë miq të mirë, postimet dhe komentet e tyre nuk mund të injorohen në showbiz-in shqiptar. Më pas kantautori u përfol dhe për një lidhje me këngëtaren Keisi Tola e cila është bërë pjesë e labelit “Three dots”.

Më pas ishin pikërisht mesazhet që Flori i dërgoi Bebe Rexhës duke “i propozuar” të bëhej bashkëshorti i saj, por shpejt u injorua me një ‘seen’.

Së fundmi Flori është bërë mjaft aktiv në Instagram duke risjellë në vëmendje dhe këngët e tij të “vjetra”, e megjtihatë një prej postimeve nuk mund t’a injoronim.

Një video të një vogëlusheje të gjetur në Internet Flori e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij.

“Nuk është se ti nuk do të flasësh me mua, por t’i thjesht do t’më injorosh. Kështu që, përse duhet të të flas unë? Përse duhet të të ndihmoj? Unë bëj gjithë këto gjëra për ty, por ti më shtyn tutje!, shprehet vogëlushja në video.

E ndërkohë që videoja mund të jetë thjesht diçka të cilën flori e ka pëlqyer aq shumë sa për t’a postuar në profiling e tij, nuk mund të mos mendojmë se ndoshta është dhe dedikim për ndonjë person të veçantë! Po për kë vallë?

 

View this post on Instagram

Ooooooookeeeejjjjjjjjjjj

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832