INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift zbulon partnerin e saj të ri mbas dy vitesh! [FOTO]

Taylor Swift zbulon partnerin e saj të ri mbas dy vitesh! [FOTO]

Publikuar më: 13:40 30-09-2018

Taylor Swift ka qenë e lidhur, me aktorin britanik Joe Alwyn, për rreth dy vite tashmë. Por, mbas zhurmës që shkaktoi me dy lidhjet e saj të mëparshme këngëtarja britanike vendosi ta mbajë këtë shumë private.

Privatësia e saj zgjati deri në këtë moment, sepse mbrëmë, Taylor u fotografua tek ecte dorë për dore me aktorin për premierën e filmit “The Favourite”, ku ai luan dhe rolin e tij.

Edhe pse çifti u përpoq ta mbante këtë lidhje private, duke shmangur tapetin e kuq dhe duke hyrë nga dera e pasme, fotografët përsëri arritën t’i kapnin ata bashkë, për herë të parë në publik, thotë revista HollywoodLife.com

28 vjeçarja, Taylor u paraqit në event me një fustan me dantela, të kuq dhe të zi, ndërsa Joe, 27 vjeç, dukej i këndshëm në kostumin e tij blu të errët.

Pas mbarimit të eventit çifti është larguar veçmas për t’ju shmangur paparazz-it.

taylor_1.JPG

taylor_2.JPG

taylor_3.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326