INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift lëshon një rrufe në qiell të hapur: Për pak publikon klipin me Zayn! [VIDEO]

Taylor Swift lëshon një rrufe në qiell të hapur: Për pak publikon klipin me Zayn! [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 26-01-2017

Bëhuni gati pasi sot mbërrin!

Nuk është shumë e vështirë të deshifrosh postimin e fundit të Taylor Swift në Instagram. Videoklipi e saj në bashkëpunim me Zayn Malik publikohet sot në mesnatë! Pikërisht ashtu! Si një rrufe në qiell të hapur, ylli më i madh i pop në botë çoi në ekstazë ndjekësit e saj në Insta me një lajm bombastik. Në fakt kishim kohë që e prisnim por askush nuk e dinte që do të mbërrinte kështu papritur. Bukuroshja 26 vjeçare postoi një video të re ngacmuese për këngën “I Don’t Wanna Live Forever” që ka realizuar me britanikun 23 vjeçar duke lajmëruar që ditën e sotme bëni mirë që të përqëndroheni tek YouTube dhe të rrini në pritje. Në orën 12 të natës (me shumë mundësi 6 me tonën) publikohet video e re që pritet të kthehet në një super-hit të menjëhershëm. Vetëm emrat e Taylor dhe Zayn mjaftojnë, pa përmendur të tjerat...

 

Video tomorrow night midnight est #idontwannaliveforever #fiftyshadesdarker

A video posted by Taylor Swift (@taylorswift) on

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156