INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla i kërkon policisë të shoqërojë Berishën në komision

Taulant Balla i kërkon policisë të shoqërojë Berishën në komision

Publikuar më: 12:00 21-11-2016

Edhe pse prej të paktën tre seancash në Komisionin hetimor për çështjen CEZ, është thirrur dhe nuk ka shkuar ish kryeministri Sali Berisha, Kreu i komisionit Taulant Balla kërkon ta sjellë me forcë.
Ai ka thënë se do të kërkojë nga Policia e Shtetit shoqërimin e Berishës për të dëshmuar.
Balla e ka thënë qartë: "Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit. Në këto kushte, bazuar në nenin 16 të ligjit "Për Komisionet Hetimore", i kërkojmë policisë shoqërimin e Sali Berishës për të dëshmuar”.
Aktualisht Komisioni për CEZ është duke hetuar lidhur me zbatimin e legjislacionit për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në vitin 2009.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822