INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi i së mërkurës: Rama - Meta kokë më kokë

Takimi i së mërkurës: Rama - Meta kokë më kokë

Publikuar më: 11:19 22-06-2016

Një ditë pasi kryetari i grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i nisi një letër Ilir Metës për të miratuar brenda Korrikut reformën në drejtësi në zyrën e Kryeparlamentarit ka mbërritur Edi Rama. Edhe pse takimi i mëngjesit të së mërkurës mes dy lidërve të koalicionit qeveritar është i përjavshëm, ky takim merr një vëmëndje të posaçme pas letrës së Ruçit. Takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të takimit.
Ndërkohë një ditë më parë Gramoz Ruçi, iu drejtua zyrtarisht kreut të Kuvendit, Ilir Meta përmes një letre, ku i kërkonte Konferencës së Kryetareve të marrë një vendim të rëndësishme: Të fusë në kalendar paketën ligjore të reformës në drejtësi.
Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike e ka konsideruar një provokim të rëndë ndaj opozitës kërkesën e PS-së për të futur në kalendarin e Kuvendit draftin e reformës në drejtësi. Por ndërkohë komisioni i posaçëm parlamentar i reformës po vijon punën edhe pa praninë e opozitës së djathtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777