INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takim i rëndësishëm në SHBA! Trump njofton se do takohet me Kim Jong Un-it[FOTO]

Takim i rëndësishëm në SHBA! Trump njofton se do takohet me Kim Jong Un-it[FOTO]

Publikuar më: 16:35 19-01-2019

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një takim midis presidentit Trump dhe Kim Jong Un-it në diskutimin që do të mbahet në Samitin e dytë për denuklearizimin.

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se Donald Trump do të takohet me të dërguarin e delegacionit të Koresë së Veriut, Kim Jong në zyrën Ovale në fund të shkurtit për të diskutar rreth denuklearizimit. Sekretaria për shtyp e Shtëpisë së Bardhë tha se: Mes Trump dhe Kim Joung do të diskutohet për marrëdhënien midis dy shteteve dhe vazhdimin e progresit të Koresë së Veriut në reformën e programit të denuklearizimit të armëve të saj bërthamore. Takimi protokollar do të zgjasë rreth një orë. Trump do të zbulojë në këtë Samit edhe strategjinë e re të mbrojtjes rakëetore me sensorë të bazuar në hapësirë.”

sara.jpg

Donald Trump ka ofruar garanci se në Samitin e dytë, do të nënshkruhet një marrëveshje e re me liderin koreano-verior, Kim Yong Un, e cila do të japë një zgjidhje përfundimtare për armët kimike, si dhe përmirësimin e një marrëdhënieje të gjatë armiqësie midis dy vendeve, që nga koha e Luftës së dy Koreve më 1953.

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158