INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizat s’kanë të ndalur/ Zbuloni çfarë do të ndodhë me motin nesër dhe ditët në vijim! [FOTO]

Surprizat s’kanë të ndalur/ Zbuloni çfarë do të ndodhë me motin nesër dhe ditët në vijim! [FOTO]

Publikuar më: 20:13 20-01-2019

Sot dita ishte e vranët me reshje të izoluara kryesisht në formën e shiut. Temperaturat në mesditë shënuan vlera nga 6°C në Kukës deri në 18°C në Berat, ndërsa në Tiranë vlera më e lartë u regjistrua 16°C.

Mbrëmjen e sotme deri pasditen e nesërme moti do të vijë në përmirësim, ku do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh e vranësirash.

Ky përmirësim nuk do të zgjasë gjatë pasi përsëri në mbrëmjen e së Hënës reshjet do të rinisin në bregdet.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1° deri 9°C

në zonat e ulëta 3° deri 18°C

në zonat bregdetare 6° deri 18°C

Sipas meteorologëve, mësohet se nga e marta i gjithë territori i vendit pritet të përfshihet nga reshjet e shiut. Krahasuar me ditët e kaluara, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në dy ekstremet e tyre.

Më poshtë parashikimi i motit për javën që vjen.

hr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023641586303711