INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizat s’kanë fund! Keni bërë plane? Zbuloni si do jetë moti në fundjavë! [FOTO]

Surprizat s’kanë fund! Keni bërë plane? Zbuloni si do jetë moti në fundjavë! [FOTO]

Publikuar më: 18:59 27-07-2018

Moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës të gjithë territorin shqiptar deri në mbrëmje kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremet Veri-Verilindje duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu. Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, moti mbi Shqipëri vijon me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës ndërsa mesdita ruan vlera termike konstante ku maksimumi mbetet 34 – 35°C.

Era do fryjë e lehtë por mesatare në zonat Lindore, me shpejtësi 30 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1- 2 ballë.

meteo.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949