INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kthimit të ligjit të Teatrit për rishikim, reagon Vasili

Pas kthimit të ligjit të Teatrit për rishikim, reagon Vasili

Publikuar më: 18:33 27-07-2018

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjn për Teatrin Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se dekreti i Kreut të Shtetit për kthimin e ligjit për Teatrin, ishte provë e përgjegjshmërisë së lartë për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit.

POSTIMI I PLOTË:

Dekreti i presidentit per kthimin e ligjit per teatrin ishte prove e pergjegjshmerise se larte per respektimin e kushtetutes dhe ligjit.

Pas diteve te erreta kur kushtetuta dhe ligji u neperkemben e se bashku me to u trondit edhe shteti ligjor dhe korpusi demokratik i ekzistences se Shqiperise, sot ky qendrim i presidentit zgjoi shpresen per rikthimin drejt shtetit te se drejtes, mbrojtjes se integritetit te prones publike dhe respektimit te lirive e te drejtave te njeriut.

Dite e mire per Shqiperine e arsyes.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127