INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Sunny Hill' në Prishtinë edhe në Tiranë, reagon Dua Lipa

'Sunny Hill' në Prishtinë edhe në Tiranë, reagon Dua Lipa

Publikuar më: 18:24 21-06-2022

Së fundmi u bë e ditur se “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë. Në Prishtinë do të mbahet në datat 4,5,6 dhe 7 Gusht, ndërsa në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 Gusht.

Menjëherë pas lajmit Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

“Me një zemer plot dhe të lumtur, jam krenare të njoftoj se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” do të vazhdojë në shtëpinë e tij në datat 4,5,6 dhe 7 Gusht, në Prishtinë, Kosovë, po ashtu dhe në Tiranë, Shqipëri me 26, 27 dhe 28 Gusht. Ju presim të gjithëve. Më shumë detaje priten të ndahen me ju së shpejti! Me dashuri, Dua”, ka shkruar këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027310848236084