INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohen të rinjtë e FRESSH pas takimit me Ramën, shpërthen zjarri [VIDEO]

Sulmohen të rinjtë e FRESSH pas takimit me Ramën, shpërthen zjarri [VIDEO]

Publikuar më: 23:04 26-04-2017

Një grup të rinjsh socialistë nga Erseka janë përballur mbrëmjen e sotme me një ngjarje të paprecedent teksa po ktheheshin në qytet me autobus, pas pjesëmarrjes në mitingun e Partisë Socialiste në Korçë.

Autobusi me të rinjtë e FRESSH Ersekë është detyruar të ndalet përpara një “prite” të ngritur në mes të rrugës, në fshatin Qinam pranë Ersekës, raporton Newsbomb.al.

Rruga, sipas tyre është e bllokuar me gurë dhe goma të cilave iu është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.

Të rinjtë socialistë predentojnë se bllokimi i rrugës është kryer nga militantë të Partisë Demokratike.

Newsbomb.al ka siguruar videon ekskluzive ku dallohen dhjetëra të rinj socialistë të cilët kanë zbritur nga autobusi, ndërsa në mes të rrugës dallohen gomat që digjen.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar por ata shpehen se kanë përjetuar çaste frike.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953