INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Franca liron Ramush Haradinaj [VIDEO]

Publikuar më: 09:15 27-04-2017

Gjykata franceze në Colmar ka liruar Ramush Haradinaj duke rrëzuar kështu kërkesën e Serbisë për ekstradimin  e tij.
Provat që depozitoi Serbia ndaj ish-Komandantit të UÇK, gjykata vendosi të mos i marrë në konsideratë.
Pas 4 muajve në Francë, kreu i AAK sot do të rikthehet në Kosovë. Ramush Haradinaj pas lirimit nga gjykata është pritur nga shumë mbështetës me ovacione.
Ish-komandanti i UÇK u shpreh se: "Tani jam i lirë, gjykata rrëzoi kërkesën e Serbisë. Vendimi i Gjykatës ishte i drejtë, pasi akuzat e Serbisë ishin të pabazuara".

Ramush Haradinaj u ndalua nga data 4 janar e këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për krime lufte.
Ramush Haradinaj u arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë-arresti të Serbisë. Ai ishte mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë dhe më pas ishte liruar.
Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte, por ai dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008 u shpall i pafajshëm.
Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte.afajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219