INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi ndaj gazetares reagon prokuroria: Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimi

Sulmi ndaj gazetares reagon prokuroria: Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimi

Publikuar më: 15:21 31-08-2018

Një ditë pas sulmit të shtëpisë së prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala, ka reaguar prokuroria.

Në një deklaratë të përbashkët policia e shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zbardhur detaje të reja mbi këtë çështje.

Ndër të tjera raportohet se mbi këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimi.

Deklaratë e përbashkët e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës:

Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 Gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit A.L, i ati i gazetares K. L, informojmë se:

Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit A. L.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.003007173538208