INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulm terrorist në Burkina Faso, të paktën 20 persona humbin jetën

Publikuar më: 12:35 16-01-2016

Së paku 20 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga një sulm i militantëve të al-Kaidës, në një hotel luksoz në Burkina Faso, ku kryesisht janë të vendosur personat e jashtëm dhe stafi i Kombeve të Bashkuara. Forcat qeveritare ndërmorën menjëherë një kundërsulm, me mbështetje të forcave franceze dhe inteligjencë amerikane, duke arritur të lirojnë më se 60 vetë të rrëmbyer brenda në hotel, përfshirë edhe ministrin e punës së këtij vendi dhe afro 30 vetë të lënduar, që u duhej ndihma mjekësore.

Pengmarrësit ishin mbyllur në hotelin Splendid në kryeqytetin Ouagadougou, ndërsa forcat vendëse dhe ato franceze po përpiqeshin të rimerrnin kontrollin në hotel, nëntë orë pas fillimit të sulmit. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Al-Kaida në Magrebin Islamik. Burkina Faso, me popullatë shumicë myslimane, është në gjendje me trazira qëkurse presidenti i këtij vendi, pas një kohe të gjatë qeverisjeje, ishte rrëzuar nga kryengritja popullore në vitin 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834