INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 drafte për reformën në drejtësi

3 drafte për reformën në drejtësi

Publikuar më: 16:56 15-01-2016

Klasa politike shqiptaren e tregoi dhe një herë se sa të vështirë e ka që të gjejë gjuhën e kompromisit. Pas më shumë se 3 orë diskutimesh, Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi vendosi të që t’i përcjellë Komisionit të Venecias për marrje mendimi tekstin e rishikuar të ndryshimeve Kushtetuese të hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë dhe opinionet e grupeve politike parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë mënyrë Komisioni i Venecias do të ketë në tryezë 3 drafte për reformën në drejtësi.

Gjatë debatit të zhvilluar në këtë Komision, roli i politikës në drejtësi ishtë pika e vetme që ndan maxhorancën dhe opozitën sa i përket draftit për reformën në drejtësi dhe nisur nga kjo, palët pritet të vijojnë diskutimet për të kapërcyer edhe këtë ngërç.

Si opozita, ashtu edhe maxhoranca bien dakort për nevojën e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj jetike sa i takon integrimit të vendit, si edhe që drafti i ekspertëvë është një bazament i shëndetshëm.

Në mbyllje të tryezës, Kryetari i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj dha këtë deklaratë:

“ Së pari, të gjithë biem dakord dhe shprehim vullnetin politik si ligjvënës se reforma në drejtësi është themelore për procesin e integrimit, por mbi të gjitha për demokracinë në Shqipëri, shtetin e së drejtës dhe qytetarët shqiptarë. Së dyti, biem dakord se projekti që kemi ka një bazament të shëndetshëm, me të cilin të gjithë ndajmë shumë të përbashkëta, por me rezerva, pasi kemi dhe këndvështrime të ndryshme për çështje të veçanta nga pikëpamja e leximit që i është bërë rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Article Logic
Execution time: 0.002795934677124