INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulltan Nevruzi, ndër festat më të mëdha të bektashinjve! Histora e veçantë

Sulltan Nevruzi, ndër festat më të mëdha të bektashinjve! Histora e veçantë

Publikuar më: 10:27 22-03-2018

Të gjithë bektashinjtë sot festojnë Sulltan Nevruzin. Kjo ditë ka disa shekuj që festohet nga besimtarët dhe në vendin tonë është vendosur që ajo të jetë zyrtare dhe të jetë një ditë pushimi. 

Po cili është historiku i kësaj ditë:
Kjo festë flitet që fillimisht është festuar nga persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më teje ajo u bë festë e bektashinjve, pasi 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Edhe emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.
Kjo nuk mbyllet sot për besimtarët, pasi festa zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjatë ceremonive nëpër teqe dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi dhe më pas bëhen dhe lutje.
Sipas riteve për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375