INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot afati i fundit për Ivanov. Duhet të dekretojë Ligjin e Gjuhëve

Sot afati i fundit për Ivanov. Duhet të dekretojë Ligjin e Gjuhëve

Publikuar më: 10:34 22-03-2018

Presidenti Gjorgje Ivanov duhet të dekretojë sot  Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por ai ka paralajmëruar se këtë nuk do ta bëj. Kjo është mundësia e fundit për Ivanov. “Sipas rregullores dhe Ligjit për Kuvendin e RM-së , kryetari i kuvendit në ditën e miratimit të ligjit e nënshkruan dekretin dhe të njëjtin për nënshkrim e drejton deri te presidenti i vendit. Sipas rregullores  7 ditë kaluan, sot fillon dita e 8-të nga dita e miratimit, është dita e fundit që së paku Kuvendi duhet ta drejtojë ligjin tek gazeta zyrtare për shpallje”, thotë analisti politik Qenan Aliu. Ai shpjegon se si bëhet procedura vetëm me firmosjen nga ana e kryeparlamentarit. “Dekreti do të duhet të firmoset nga Kryetari i Kuvendit në këndin e tij, ndërsa në këndin për firmosje të kryetarit të shtetit do të duhej të shënohet: edhe përkundër detyrimit për firmosje sipas nenit 75 të kushtetutës- presidenti i republikës –refuzon ta nënshkruajë dekretin”, nënvizon për INA, Qenan Aliu. Vetëm pas shpalljes në “Gazetën zyrtare”  ligji hyn në fuqi. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka paralajmëruar se ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa firmën e presidentit Ivanov. VMRO-ja opozitare këmbëngul se shpallja e ligjit në Gazetë Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit paraqet vepër penale. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota “pro”më 14 mars në lexim të tretë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727