INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Stërvitja në palestër mund të jetë me rrezik për shëndetin mendor

Studimi: Stërvitja në palestër mund të jetë me rrezik për shëndetin mendor

Publikuar më: 15:54 12-01-2017

Stërvitja në palestër mund të jetë shumë e mirë për shëndetij tuaj fizik, por kur vjen puna për atë mendor të dhënat e një studimi të ri janë vërtetë shqetësuese.

Ekspozimi ndaj trupave ekstremisht muskulorë mund të sjellë perceptim të gabuar mbi fizikun për femrat dhe meshkujt e rinj. Studiuesit paralajmërojnë se të shohësh vetëm imazhe muskulorë mund të të bëjë të shohësh muskulozitetin si formë normale në raport me trupat e dobët dhe anasjelltas. Perceptimi i gabuar mbi imazhin e trupit shpesh listohet si faj i medias pasi kjo e fundit rrit ekspozimin ndaj pamjeve të idealizuara. Ekspertët thonë se ndryshimi i perceptimit që kemi mbi trupin në varësi të asaj që shohim më shpesh quhet adaptim vizual dhe prodhon iluzione në trurin e njeriut. Kështu prishet perceptimi që kemi mbi normalitetin, duke ndikuar dhe në sjelljen tonë ndaj këtyre trupave apo pamjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0044479370117188