INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse doni që fëmija juaj të bëhet gjeni duhet të bëni këto gjëra...

Nëse doni që fëmija juaj të bëhet gjeni duhet të bëni këto gjëra...

Publikuar më: 15:08 12-01-2017

Përgëzime! Fëmija juaj është tashmë një gjeni krijues nga virtyti i të qënurit njeri.

Të gjithë e dimë se njerzit janë speciet më inteligjente në planet, dhe nga të gjithë ne ka nga ata që mendojnë dhe veprojnë jashtë kornizave. Fëmijët fillojnë të tregojnë natyrën e tyre krijuese që në moshën 1 vjeçare duke filluar të eksplorojnë me sendet rreth tyre. Sipas shkencës ka 5 mënyra si t’i bësh ata edhe më kreativë dhe inteligjentë.

Bëjuni një shembull për ta
përpiquni të jeni sa me krijues kur qëndroni me fëmijët tuaj. Gjeni mënyra sesi t’I bëni ata më kuriozë. Sipas disa studimeve eksperimetnale, është arritur nnë përfundimin se kur fëmijët shohin dikë tjetër të jetë tepër kreativ, ata përpipqen ta imitojnë.

Adracadabra!
Shikoni filma me fantazi si “Harry Potter” së bashku me fëmijët tuaj .

Kërceni
Sfidoni fëmijën tuaj të kërcejë nën tingujt e rrymave të ndryshme muzikore. Sigurisht që do të ndihmonte së tepërmi nëse improvizoni lëvizje dhe më pas iu kërkonit atyre të improvizojnë lëvizjet e veta.

Jepjuni liri
Mjaft ju kërkuat atyre çfarë të bëjnë. Nëse i detyroni të marrim mësime vizatimi apo kërcimi pa dëshirën e tyre atëherë nuk kanë për të qënë asnjëherë mirë në këto fusha. Ndërkohë jepjuni atyre opsione të ndryshme dhe do ndjekin vetë interesat e tyre.

Kuptoni që teknologjia ndihmon
Në kohët e sotme është e pamundur t’i limitoni ata të qëndrojnë para kompjuterit ose tabletave. Kështu gjeni disa aplikacione të nevojshme për të zgjeruar imagjinatën e tyre por duke iu dhënë liri në një kohë të caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709