INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Rëndësia e vitaminës D për shëndetin e zemrës

Studimi: Rëndësia e vitaminës D për shëndetin e zemrës

Publikuar më: 20:44 05-04-2016

Në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë u prezantuan disa të dhëna pas një studimi të ri ku u ekzaminuan 163 pacientë me probleme me zemrën.

Sipas këtij studimi, Vitamina D ndihmon njërëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe këto të dhëna u konsideruan si “mahnitëse”.

Rezultatet treguan se suplementet e vitaminës, që prodhohet në lëkurë gjatë ekspozimit në diell, përmirësojnë aftësinë e zemrës për të furnizuar trupin me gjak. Vitamina D është jetësore për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve dhe mund të ketë edhe benefite të tjera për shëndetin e njeriut, por të shumtë kanë mungesë të kësaj vitamine.

Article Logic
Execution time: 0.0041649341583252