INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta pastroni trupin nga toksinat gjatë dietës

Si ta pastroni trupin nga toksinat gjatë dietës

Publikuar më: 10:26 06-04-2016

A ju ndodh shpesh që ta prishni dietën tuaj për të ngrënë një picë apo ëmbëlsirë, dhe pastaj të ndiheni keq për këtë fakt?

Lajmi i mirë është se ju mund ta pastroni trupin tuaj nga toksinat, të ktheheni në rrugën e duhur, dhe nuk duhet të mbani dietë ekstreme që ta bëni këtë.

Jo të gjithë e kanë të vështirë tretjen e produkteve të qumështit, por një sasi e madhe e popullsisë vuajnë nga ky problem dhe nuk janë në dijeni. Përveç krijimit të problemeve në banjë, produktet e qumështin gjithashtu lënë pas shumë toksina.

Mos pini shumë kafe

Përbërësit në kafe mund të ndërhyjnë në metabolizëm dhe pastrimin e trupit nga mëlçitë duke e bërë të vështirë punën e saj.

Hani ushqime organike

Ju duhet të hani vetëm ushqime plotësisht organike, edhe pse ato janë më të shtrenjta. Ato nuk përmbajnë antibiotik dhe kimikale të tjera si ushqimet e rritura në fabrikë.

Hani fibra

Përveç që ju ndihmojnë të tretni ushqimin dhe të mos keni probleme në banjë, fibrat parandalojnë kancerin kolorektal, sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Rritni sasinë e konsumit të fibrave gradualisht kështu që trupi juaj të mund të përballojë ndryshimet.

Pini ujë me limon

Pini një minimum prej 2 litrave ujë në ditë, pasi ai është i shëndetshëm për qelizat, veshkat dhe zorrët. Shtrydhni një limon në një gotë të madhe me ujë sepse ai rrit nivelin e glutathionës (një kompleks i rëndësishëm për pastrimin e mëlçive) dhe mbron mëlçinë tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939