INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët para Parlamentit kërkojnë ti bllokojnë rrugën deputetëve, ata ia 'mbathin' nga MBRAPA [FOTO]

Studentët para Parlamentit kërkojnë ti bllokojnë rrugën deputetëve, ata ia 'mbathin' nga MBRAPA [FOTO]

Publikuar më: 14:12 13-12-2018

Jashtë godinës së Kuvendit po mbahet akoma protesta e studentëve. Ndërkohë që një nga të rinjtë e pranishëm në protestë ka kërkuar që t’i bllokojnë rrugën deputeteve ata kanë zgjedhur të largohen pa zhurmë nga daljet e tjera të Kuvendit.

“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu. Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura. Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Tani mbaron seanca, kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tonë”, u shpreh studenti.

Deputetët e maxhorancës në përfundim të seancës plenare kanë zgjedhur që të mos përplasen me studentët dhe kanë zgjedhur që të dalin nga pedonajla.

Ata kanë vepruar njësoj si Kryeministri Edi Rama, i cili më herët preferoi të dilte andej me makinë.

rama_ped.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0059480667114258