INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët në Maqedoni marrin shembullin e atyre në Shqipëri! Lajmërojnë protesta…

Studentët në Maqedoni marrin shembullin e atyre në Shqipëri! Lajmërojnë protesta…

Publikuar më: 14:39 16-12-2018

Disa studentë në Maqedoni nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë një thirrje për protestë për të martën, në sheshin “Iliria” në Tetovë.

Ata shkuajnë se ka ardhur koha që t’i dalin zot vetes dhe kombit dhe se ka ardhur koha që të çoheni nga gjumi dhe të fillojnë ta rregullojnë vetë gjendjen e tyre.
“Dimri është stinë e ftohtë. Arinjtë e shfrytëzojnë për gjumë. Por ne nuk jemi arinj. Ne nuk do të flemë këtë dimër.
Ky dimër për ne do të jetë shumë i nxehtë, sepse të gjithë së bashku do ta bëjmë atë që shumë gjenerata studentësh shqiptarë e kanë bërë para shumë vitesh e dekadash,” shkruajnë studentët.

Më tej ata theksojnë se situata në të cilën kalon arsimi shqip në Maqedoni nuk është cilësor dhe në nivelin e duhur. Nuk është aspak për të heshtur as ndaj gjendjes tonë si shqiptarë në Maqedoni.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445