INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët mblidhen tek Ekonomiku, pritet vendimi i rëndësishëm

Studentët mblidhen tek Ekonomiku, pritet vendimi i rëndësishëm

Publikuar më: 19:53 13-01-2019

Studentët këtë mbrëmje, rreth orës 18:00 janë mbledhur në Fakultetin e Ekonomikut për të vendosur se çfarë do të bëjnë në vijim.

Prej më shumë se 48 orësh një pjesë e studentëve të disa fakulteteve të Tiranës janë ngujuar, ndërsa mbrëmjen e sotme në Fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë për të vendosur mbi vijimin e protestës së tyre.

Punonjësit e sigurisë kanë vendosur të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.

Ndërkohë, nisur nga dita e nesërme në sekretariatet e universiteteve, siç ka njoftuar kryeministri Edi Rama, do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334