INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët 'kujtohen' për Ramën në ditë festash, ja dhuratat 'IRONIKE' që kanë menduar për të [FOTO]

Studentët 'kujtohen' për Ramën në ditë festash, ja dhuratat 'IRONIKE' që kanë menduar për të [FOTO]

Publikuar më: 14:37 25-12-2018


Me rastin e Krishtlindjes disa studentë protestues kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë dhe ironike kryeministrit Edi Rama. Ata vazhdojnë të jenë aktivë si për të mbajtur gjallë shpirtin e protestave së paralajmëruara për në Janar.

Në duart e studentëve shihet Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga një palë pantallona.

Ironia me Kushtetutën merret lehtë me mend, ndërsa ajo me pantallona me gjasë është nxitur nga veshjet e kryeministrit shpeshherë më tuta në formë çitjanesh.

“Dua t’i themi kryeministrit se të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të paktën njëherë në këto vite të behet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe më kryesorja që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë”- thotë një studente.

 

st1.jpg

 

st222.jpg

 

studentett.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045859813690186