INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët bllokojnë rrugën/ Rama, çfarë faj kanë qytetarët?

Studentët bllokojnë rrugën/ Rama, çfarë faj kanë qytetarët?

Publikuar më: 18:02 17-12-2018

Bllokimi i rrugëve nga studentët nuk është mirëpritur nga Kryeministri. Pas përshkallëzimit të protestës nga ana e studentëve duke bllokuar rrugët, kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama pyet me ironi ata që sipas tij i ka mësuar Kryemadhi dhe Basha që të bllokojnë rrugën, se çfarë borxhi i kanë qytetarët.
Edi Rama:
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922