INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu[FOTO]

Stresi reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu[FOTO]

Publikuar më: 18:21 17-06-2019

Lirimi me kusht nga gjykata e Arkimed Lushajt, i njohur me emrin artistik Stresi ka qenë një nga lajmet kryesore të shtypit rozë këto ditë.

Pas videos së lirimit ku qindra mbështetës dhe shokë kanë qenë në pritje për daljen e tij, Stresi ka kaluar mjaftueshëm kohë duke u çmallur me të gjithë njerëzit e afërt.

Tashmë ai është i fokusuar vetëm drejt një gjëje të cilën e bën me shumë pasion dhe kjo është muzika.

Me një postim në Instagram reperi ka treguar pikën ku e ka lënë karierrën e tij dhe ka dhënë një mesazh:
“Këtu e lashë, më mirë mos ta dini vazhdimin. Shihemi së shpejti!”, shkruan ai.

Shumë kolegë dhe fansa janë shprehur të lumtur për këtë rikthim, që besohet se do të jetë i bujshëm!

1-38.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109