INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi publikon mesazhet private, i dashuruar marrëzisht [FOTO]

Stresi publikon mesazhet private, i dashuruar marrëzisht [FOTO]

Publikuar më: 17:01 15-06-2017

Stresi i dashuruar marrëzisht, ja mesazhet e zbuluara që po bëjnë xhiron e rrjetit…

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, feston sot ditëlindjen dhe urimin më special për këtë ditë e ka marrë pikërisht nga e njeriu i zemrës së tij, e dashura. Me sa duket marrëdhënia e tyre po bëhet gjithmonë dhe më serioze. Ai ka publikuar në profilin e tij mesazhin e urimit të saj për ditëlindjen, por pa treguar identitetin e partneres së tij.
“Dashuria e jetës sime ka 30-vjetorin sot. Nëse nuk e njeh, ta tregoj unë se kush është ai. Mashkulli me të cilin unë dua të kaloj jetën quhet Arkimed. Ai është parajsa ime, personi që mua më do po ashtu siç e dua unë. Njeriu që mbështetet tek unë dhe më lejon të mbështetem tek ai. Ai që më ka mbajtur në gjoksin e tij në ditët më të errëta dhe më të bukura. Dikush që më ka dhënë mijëra kujtime, por edhe më ka ndenjur pranë për të më ndihmuar që të kaloj pengesat që kemi përpara. Ti je ky, njeriu që unë admiroj…”, ka shkruar e dashura e Stresit.
“Flm e dashura dhe e shtrenjta ime ti je arsyeja qe un jam sot njeri me fat .My Love”, - ka mbishkruar krahas fotos Stresi./intv.al/

auto_Screenshot_1dfghghjh1497537815.png

Article Logic
Execution time: 0.0024700164794922