INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap me kokainë në lokal, ja çfarë i pohoi Stresi policisë pas arrestimit... [FOTO]

U kap me kokainë në lokal, ja çfarë i pohoi Stresi policisë pas arrestimit... [FOTO]

Publikuar më: 10:21 14-04-2018

Pas aventurave të shumta me policinë, Stresi përfunoi sërish në polici. Reperi u kap gjatë një kontrolli që u bë në një nga clubet e kryeqytetit bashkë me disa miq të tij.

Flitet se po konsumonte kokainë dhe prej orësh gjendej në ambientet e policisë dhe tani është zbardhur edhe deklarata e tij.

“Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej”. Kështu deklaroi reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit si ‘Stresi’. Ky i fundit u arrestua gjatë mbrëmë, pasi në lokalin ku ishte me miqtë e tij u gjet edhe një sasi kokaine. Stresi pohoi se ishte përdorues droge. “Jam perdorues droge por nuk merrem me shitjen e saj. Kokainën nuk e kam blere, une e gjeta ne lokal ku e kishin sjelle disa djem per ta pire. Me miq konsumoj droge kur gjej. Dua te me lironi se nuk kam bere asnje shkelje”, tha Stresi.

Stresi-650x358.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031979084014893