INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi dhe Getinjo paskan diçka të përbashkët rreth burgut! Ja komenti i reperit që i surprizoi të gjithë fansat[FOTO]

Stresi dhe Getinjo paskan diçka të përbashkët rreth burgut! Ja komenti i reperit që i surprizoi të gjithë fansat[FOTO]

Publikuar më: 12:02 15-06-2019

Stresi dhe Getinjo paskan diçka të përbashkët rreth burgut! Ja komenti i reperit që I surprizoi të gjithë fansat

Reperi Arkimed Lushaj ka një histori të gjatë dhe famëkeqe me drejtësinë shqiptare.

Jo të pakta kanë qenë rastet të cilat ai është gjendur prapa hekurave të komisariateve të policisë apo së fundmi të burgut.

Gjykata e Tranës dëshmoi pafajsinë e tij pak ditë më parë duke e liruar nga akuzat që rëndonin mbi të.

Babai i reperit, Sali Lushaj i ka cilësuar akuzat si një sulm i qeverisë ndaj djalit të tij për shkak të bindjeve politike.

Ndërsa mbrëmë ai ka dalë nga burgu për ditëlindjen e tij, e ka publikuar një video në të cilën shihet duke i përshëndetur gardianët derisa shokët që e presin jashtë, e shoqërojnë më shumë ovacione.

Mirëpo, ajo që na ra në sy është komenti i një kolegut të tij nga Kosova.

Bëhet fjalë për Getinjon nga Ferizaj, i cili i ka shkruar Stresit në koment se e kupton shumë mirë gëzimin e tij të lirimit nga burgu në ditën e ditëlindjes.

“Zoti i madh është. E kam përjetu këtë ndjenjë edhe unë me lirimin në datën e lindjes. Qofsh gjithmonë i lumtur vlla, ti dhe familja jote. Mirë se erdhe në rrugë ushtar”, ka shkruar Getinjo.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217